Getinjo dhe Vivien ‘pushtuan’ rrjetet sociale ditët e fundit, duke u shfaqur shumë të afërt. Dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë teksa disa pamje nga shtrati ku ata shiheshin në momente intime në shtrat.
Të pyetur për këtë, Getinjo tha se nuk i vjen turp dhe nuk e ka kompleks të tregojë atë që ndjen. Reperi shtoi se janë të rritur dhe nuk i kanë kaluar limitet.
“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë po e ndjemë po e bëjmë. Kur jam nisur e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi, qetësia më pëlqen te ajo. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi m’i ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.
Ndërkohë, Vivien tha se nuk do të nxitojnë dhe do të shohin se ku do t’i dërgojë ky raport i tyre.
“Nuk dua të nxitojmë, shpresoj që të transmetojmë diçka të mirë që njerëzit të japin dhe të marrin dashuri dhe shpresojmë që edhe jashtë e kemi transmetuar”, tha Vivien.
Në fund të mbrëmjes çiftit iu vendos në dispozicion ‘dhoma e sekreteve’ me një shtrat dhe një xhakuzi për të shijuar natën vetëm të dy.