Misteri që po rrethon sistemin tonë diellor, ja drita që po shokon shkencëtarët

0
Gjigandi

Një analizë e re e të dhënave të Hubble dëshmon se ekziston një dritë rreth sistemit tonë diellor që ende nuk mund të shpjegohet se çfarë e shkakton.

Të gjithë yjet dhe galaktikat që rrethojnë sistemin diellor, madje edhe pluhuri i hapësirës, nuk mund ta shpjegojnë këtë fenomen të frikshëm të dritës.

Duke analizuar mbi 200,000 imazhe të Hubble dhe duke marrë mijëra matje si pjesë e projektit SKYSURF, shkencëtarët nga e gjithë bota kanë konfirmuar se drita shtesë është reale, duke mos pasur asnjë shpjegim për atë.

Sipas mediave të huaja, shkencëtarët kanë dyshime se një komponent pluhuri që ne nuk është identifikuar ende krijon këtë hije të frikshme.

Ndoshta grimca të vogla pluhuri dhe akulli nga një grmbull kometash që fluturojnë nga skajet e errëta të sistemit diellor në brendësi të tij, reflektojnë dritën e diellit, duke prodhuar këtë shkëlqim.

RonaTyra

“Nëse analiza jonë është e saktë, ekziston një komponent tjetër i pluhurit midis nesh dhe distancës që ishte Neë Horizons kur bëri matjet. Për shkak se matjet tona janë më të larta se Neë Horizons, ne e konsiderojmë atë si një fenomen lokal që nuk ndodh shumë larg Sistemit Diellor. Mund të jetë një element i ri i përmbajtjes së sistemit diellor për të cilin është hedhur një hipotezë, por që nuk është vlerësuar deri më tani”, ka deklaruar Tim Carleton, astronom në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu