“Mirë Kosova, po Shqipëria pse?”, Rama për rezolutën e Kuvendit: “Tym patriotik, kujt ia drejtojmë?”

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në seancën e sotme në Kuvend, sa i përket rezolutës së përbashkët për ngjarjet në veri të Kosovës, për të cilin u thirr edhe një interpelancë nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.

Kryeministri theksoi se rezoluta po përdoret si dru në oxhakun e opozitës kundër qeverisë.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft rezolutë e depozituar në Kuvend, që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik pas rezolutës të kuvendit të Kosovës mbi ngjarjen të vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri.

Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën por edhe në detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre që i drejtohen për mbështetje politike dhe institucioneve dhe fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë.

Pyes po kuvendi i Shqipërisë vend anëtar i NATO-s, kandidat që negocion anëtarësimin në BE, vend që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, ambasadorët e vet në të gjithë organizmat e politikës ndërkombëtare. Kujt ia drejton?

RonaTyra

Cilat parlamente te vendeve anëtare të NATO-s miratojnë si të ishin asamblera parlamentare nga shumë shtete rezoluta të tilla drejtuar botës, organizatave të komunitetit euro atlantik dhe cili është qëllimi i një nisme të tillë.

Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare rezoluta të tilla të kuvendit shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e propagandën kundër qeverisë herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore e llojit më të ulët me viktimat për Millosheviçit në Kosovë e deri në Bosnje dhe herë deri me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21″ – theksoi Rama.

Rama ka dënuar sulmin nga terroristët serbë dhe u shpreh se “agresioni nxori thonjtë e krizës dhe ja nguli mu në fyt dialogut dhe njohjes së Kosovës”.

“Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë edhe sot sipas rregullores së kuvendit që na imponon këtë debat ndonëse dihet se nga kush dhe pse kërkohet ky debat.

Megjithatë unë do them të vërtetat e mia. Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar.

Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.

Ngujimi i kriminelëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb. Ndërsa shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita.

Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë gërmë për Shqipërinë”, tha Rama.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu