Ministrja e Jashtme gjermane mesazh të fortë nga Tirana: Serbia po provokon me trupat në kufi me Kosovën

0
Gjigandi

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Baerbock tha se Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën, ndërsa kërkoi që të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës.

Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet.

Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu