Ministrja e Arsimit: 40 milionë lekë shpërblim për sportistët elitarë

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi sot se nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë nuk do ta kenë më detyrimin për të kthyer librat që shpërndahen falas.

Detyrimi i kthimit të librave do të jetë nga klasa e katërt e tutje. Sipas ministres ky vendim u mor për shkak se librat në këtë kategori nxënësish dëmtohen më së shumti.

“Qëllimi është të lehtësohet barra financiare për familjet, që nuk i kanë kushtet për tekstet shkollore. Janë tekste shkollore në përdorim falas. Pra do i kthejnë librat se do përdoren nga nxënësit e tjerë. Përsëritet kjo për 3 vite dhe më pas blihen të tjerat. Sot për shkak të një kërkese tekstet nga e para deri tek e treta do jepen falas çdo vit. Pra nxënësit do i mbajnë librat. Kjo ndodhi se nxënësit e vegjël duke mos e mirëmbajtur dot librin, por edhe programet se ka shënime dhe ushtrime dhe nuk përdoren dot më”, tha ministrja Kushi.

Ndërkohë. Kushi tha se është marrë edhe vendimi për të kërkuar një shtesë në buxhetin e shtetit, që do të shkojë si shpërblim për sportistët elitarë.

“Kemi dhe një vendim tjetër për sportin. Ne kemi kërkuar një buxhet shtesë për ministrinë për shpërblimin e sportistëve elitar. Këtë vit sportistët tanë kanë pasur rezultate të shkëlqyera. Me medalje ari dhe argjendi. Këto rezultate janë tejkaluar parashikimeve dhe për t’i shpërblyer kishim nevojë për një shtesë fondi prej 40 milion lekësh. Do të marrin sportistët dhe trajnerët shpërblimin e tyre”, tha Kushi.

RonaTyra

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu