Ministria e Sportit i licencon edhe tri Federata!
“Licencohet Federata e Basketbollit!
Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Kryetarin Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku.
Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani”, njofton FBK.