Njëra nga banoret e Big Brother VIP është edhe ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Përputhen”, Mikela Pupa.
Ajo është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri së bashku me miken e saj të ngushtë njëhërësh konkurrenten e shout të lartpërmendur, Efi Dhedhes.
Dyshja e famshme për pak ditë kanë rrëfyer gjëra të ndryshme nga jeta e tyre profesionale e po ashtu edhe nga ana private.
Derisa po qëndronin në ambientet e pishinës, Mikela i ka treguar Teas në Big Brother Albania VIP 2 që është gjykuar për shkak të ngjyrës së saj.
“Kështu jam vetë. Gjithë jetës më kanë gjykuar për ngjyrën. Më shumë në Për’puthen. Nuk ka mbetur njeri pa më thënë që i përket komunitetit rom”, tha mes tjerash ajo.
BBV 2 nisi të shtunën (24 dhjetor) dhe pjesë e këtij reality shoë u bënë shumë yje të famshëm si: Kejvina Kthella, Kiara Tito, Amos Zaharia, Olta Gixhari, Dea Mishel, Tea Trifoni etj.
Kjo erdhi disa muaj pas përfundimit të edicionit të parë, nga i cili doli fitues balerini Ilir Shaqiri. /