“Midis nënës time dhe të vërtetës, unë zgjedh të vërtetën” (mos e beso po deshe, e thotë Sali Berisha)

0
Gjigandi

Individit që në 30 vjet i janë provuar publikisht qindra gënjeshtra, thotë që ai para së vërtetës, nuk ve as nënën e vet.

Shkruan Berisha në një postim në FB, shoqëruar me një foto me syzet që tani nuk i heq më.

“50 vite më parë, mjek i ri në diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez teksa studioja. E vetmja gjë që më lidhte me të ishte Kamy-ja. Ai e donte Kamy-në, edhe unë e doja shumë Kamy-në, në atë kohë se shkrimtarët janë me sezone. Z.Berisha më thotë; Kamy-ja ka thënë se: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh nënën time. Zhano, i them unë zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa, më pa me habi, sepse në fund të fundit ai ishte në një vend të lirë, dhe unë në një diktaturë. Dhe për definicion, e vërteta ishte shumë afër atij dhe shumë larg meje. Por unë përsëri i thashë të vërtetën atij, sepse unë ashtu isha mëkuar.” sb

Të qeshësh, a të qash?

i.b. / dita

RonaTyra

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu