Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur vakancën sa i takon vendit të mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Ju kujtojmë se ky vendim vjen pas shkarkimit të një ditë më parë të anëtarit Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Sot Meta takoi Muçin, ku sipas njoftimit të Presidencës “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.