Meta: Përpjekja për të kapur sistemin e drejtësisë është e dështuar dhe e vdekur

0
Gjigandi

Të dështuara dhe të vdekura i ka konsideruar presidenti Ilir Meta përpjekjet, sipas tij, për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe nëpërmjet saj edhe kapjen e të gjithë sistemit të drejtësisë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Në një prononcim për gazetarët, Meta dha një paralajmërim për të gjithë ata që, sipas tij, synojnë të kapin drejtësinë dhe të përdhosin Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”, theksoi Meta.
Meta theksoi se nuk ka asnjë konflikt institucional dhe kushtetues pasi çdo konflikt “është tërësisht i zgjidhur për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën”.
“Askush të mos guxojë të prekë Gjykatën Kushtetuese”, tha Presidenti, teksa shtoi se “do të jetë detyrë e popullit të Shqipërisë dhe Presidentit që t’i tregojë vendin kësaj bande uzurpatore”.
Kushtetuta ka vetëm një garant të pacënueshëm, tha Meta, Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, nuk ka institucion më të rëndësishëm në Republikë sesa Gjykata Kushtetuese dhe se nuk do të lejohet kapja e saj.
Presidenca dhe mazhoranca janë futur në një konflikt të ri institucional me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Meta zgjodhi të emërojë në këtë institucion gjyqtaren Marsida Xhaferllari, ndonëse në bazë të pikëve të përcaktuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i takonte të hynte Arta Vorpsi. Por Presidenti e konsideroi këtë një skenar të përgatitur qëllimisht për t’i hequr atij të drejtën e përzgjedhjes së gjyqtarit për në Gjykatën Kushtetuese, pasi votimi në limite nga Kuvendi i dy kandidaturave të tjera, nuk i dha kohë për përzgjedhjen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu