Meta për “Radio France International”: Ne kemi besim te partnerët tanë evropianë

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Radio France International” ku ka folur për forumin e Paqes në Paris, negociatat dhe deklaratës së Macron për NATO-n.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Kjo nuk është hera e parë që Franca u ka kërkuar vendeve që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së të jenë më efikase dhe më të qëndrueshme në plotësimin e reformave. Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë, ajo nxit vendet aspirante si Shqipëria të thellojnë reformat në mënyrë që të jenë më të besueshëm, veçanërisht në fushat e imigracionit, drejtësisë, luftës kundër trafikimit, krimit të organizuar, etj”, tha Meta duke iu referuar refuzimit për hapjen e negociatave.
Ndërsa për deklaratën për NATO-n, Meta u shpreh:  NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të suksesshme në misionin e saj.
Intervistë e Presidentit Meta për “Radio France International”
GAZETARI: Cilat janë pritshmëritë e Shqipërisë me rastin e këtij Forumi të Paqes në Paris?
PRESIDENTI META: Shqipëria është e vendosur dhe dëshiron të jetë një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Është në interes të rajonit dhe përgjithësisht të Europës. Ne kemi besim te partnerët tanë europianë, veçanërisht tek Franca dhe Gjermania. Për të pasur një Europë të sigurt dhe të zhvilluar, Ballkani, në të njëjtën kohë, duhet të jetë i qëndrueshëm dhe paqësor. Historia na e ka treguar gjithmonë këtë. Të gjithë e dimë se në Ballkan filloi Lufta e Parë Botërore.
Pjesëmarrja në Forumin e Paqes në Paris është një kënaqësi, por edhe një detyrim. Ky është një moment i rëndësishëm reflektimi për të përshpejtuar bashkëpunimin në nivelin ndërkombëtar. Ky Forum vjen në një moment të rëndësishëm për shkak të gjendjes aktuale të botës, Evropës dhe natyrisht të Ballkanit.
GAZETARI: Në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian. Çfarë mbetet për t’u bërë nga pala shqiptare?
PRESIDENTI META: Franca dhe Gjermania kanë qenë shtyllat kryesore të BE që nga krijimi i saj. Këto dy vende kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tani janë duke hedhur themelet për të ardhmen e Europës përballë shumë sfidave.
Kjo nuk është hera e parë që Franca u ka kërkuar vendeve që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së të jenë më efikase dhe më të qëndrueshme në plotësimin e reformave. Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë, ajo nxit vendet aspirante si Shqipëria të thellojnë reformat në mënyrë që të jenë më të besueshëm, veçanërisht në fushat e imigracionit, drejtësisë, luftës kundër trafikimit, krimit të organizuar, etj.
Ju e dini, gjeografikisht, Shqipëria dhe Ballkani janë në qendër të Europës. Ndaj, politikisht duhet të jemi pjesë e plotë e BE-së. Edhe pse në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për nisjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, ne e dimë se Parisi na inkurajon dhe na mbështet në realizimin e përpjekjeve tona për t’u integruar me BE. Përpjekje të bazuara në demokraci, zhvillim, stabilitet dhe bashkëpunim.
GAZETARI: Emmanuel Macron u shpreh kohët e fundit se NATO është në një gjendje të “vdekjes së trurit”. Si kreu i një shteti anëtar të NATO-s, çfarë mendimi keni mbi këtë deklaratë?
PRESIDENTI META: NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të suksesshme në misionin e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu