Messi mund ta kalojë Ronaldon; shuma e fituar me Kupën e Botës është monstruoze

0
Gjigandi

Lionel Messi mund ta kalojë Cristiano Ronaldon për sa iu përket fitimeve të marra nga profili në Instagram. Aktualisht është asi portugez, ai që kryeson klasifikimin special me mbi 2.2 milionë euro të fituara falë markës së tij dhe sponsorizimeve të shumta.

Pas luzitanit qëndron Messi, me një shifër afër 1.7 milionë euro fitime. Lojtari indian i kriketit, Virat Kohli, mbyll podiumin me pak më shumë se një milion. Më të shkëputur janë braziliani Neymar dhe asi i NBA-së, LeBron James. Gjithsesi, bëmat e numrit 10 argjentinas në Katar mund t’i garantojnë së shpejti të kalojë rivalin e tij të të gjitha kohërave, CR7.

Me Kupën e Botës të fituar në Katar, Messi është më afër se kurrë për të kaluar Cristiano Ronaldon për sa iu përket fitimeve që rrjedhin nga profilet e mediave sociale. Triumfi në Botërorin e fundit do të jetë në gjendje t’i garantojë Messit një ‘thesar’ monstruoz prej mbi 10 milionë euro fitime nga rrjetet sociale.

E gjitha kjo falë promovimit nga Messi e birrës Budweiser, videolojërave “Call of Duty” dhe “eFootball”, pijes energjike “Gatorade”, shkëmbyesit të kriptomonedhave “Bitget” dhe kompanisë së syzeve artificiale “Orcam” në profilin e tij në Instagram.

Messi ka marrë edhe një rekord prej 75 milionë “like” për këtë të fundit, falë fotos që e portretizon duke ngritur Kupën e Botës në qiellin e Dohas, shifrave të cilave u shtohen edhe mbi 50 milionë “like” për fotografinë historike të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” në gjumë, pranë trofeut.

RonaTyra

Sulmuesi i PSG-së ka 414 milionë ndjekës në Instagram deri më sot, shumë prapa 528 milionëve të yllit të ri të Al-Nassr. Jehona e Botërorit të fundit, megjithatë, mund të çojë në një parakalim të afërt të “Pulce”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu