Messi dhe oferta ‘imorale’ nga Arabia Saudite. Ronaldo nuk mjafton, shuma i lë të gjithë pa fjalë

0
Gjigandi

Pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos, në Arabinë Saudite po ëndërrojnë edhe për Leo Messin. Objektivi parësor është që të rrisë sponsorizimet dhe vëmendjen drejt kampionatit saudit.

Qëllimi largpamës është organizimi i Botërorit 2030, me një ofertë të përbashkët me Egjiptin dhe Greqinë. Prania e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të fituar ofrganizimin e Kupës së Botës.

Pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos me Al-Nassr, rivalët e Al-Hilal do të ishin gati të paguanin një shumë të pabesueshme për të bindur argjentinasin: rreth 300 milionë dollarë në vit.

Ofertë klasike, e pamundur të refuzohet. Në Arabinë Saudite, rivaliteti mes dy klubeve është shumë i lartë. Shumë e krahasojnë derbin e Riadit me “El Clasico” e La Liga-s, ku dy yjet ishin shpesh protagonistë.

Përballja e fundit Messi-CR7?

RonaTyra

Ata do të përballen sërish të enjten, pas më shumë se dy vitesh. Njëri vazhdon të shkruajë faqe historie, ndërsa tjetri, i cili do të mbushë 38 vjeç më 5 shkurt, ka zgjedhur një karrierë që përfundon jashtë vëmendjes së futbollit europian. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo takohen në Lindjen e Mesme dhe kanë lënë një takim për të enjten në Riad të Arabisë Saudite, shtëpia e re e CR7.

PSG do të përballet me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë nga klubi për të cilin Ronaldo nuk ka bërë ende debutimin e tij, Al-Nassr, dhe nga Al Hilal, në një miqësore. Për këtë rast, sauditët do të stërviten nga argjentinasi Marcelo Gallardo, i lirë pas vitesh në stolin e River Plate.

Biletat (68.000) tashmë janë shitur dhe kërkesat, sipas ESPN, kanë arritur në 2 milionë për atë që përfaqëson pikën më të lartë të turneut parizien. Në fakt, skuadra do të niset sot për në Katar dhe, më pak se një muaj pas finales së Kupës së Botës, Messi e Mbappé do të takohen në Doha, për çështje thjesht reklamuese që lidhen me marrëveshjet tregtare që klubi në pronësi të “Qatar Sports Investment” kishte bërë kohë më parë.

Ditë eventesh me sponsorë të planifikuar tashmë një vit më parë, por për shkak të Covid-it u anuluan. PSG do të përfitojë nga kjo për disa stërvitje të ngrohta gjatë pushimit të Ligue 1. Ndeshja në Arabinë Saudite, në orën 18:00, do t’i sigurojë PSG-së pak më shumë se 10 milionë euro, me kusht që MNM (Messi, Neymar, Mbappé) të dalin në fushë.

Para që PSG-ja tashmë ka planifikuar t’i buxhetojë. Humbjet e sezonit të kaluar, nënvizoi “L’Équipe”, ishin 370 milionë euro dhe madje në fund të aktualit do të jenë pak a shumë të ngjashme. Prandaj, një ndeshje mes Leos dhe Cristiano-s përshtatet në mënyrë të përkryer.

Në total, të dy kanë fituar 12 “Topa të Artë” (7 për argjentinasin dhe 5 për portugezin), janë përballur me njëri-tjetrin në 36 raste: 18 në “El Clasico” të La Liga-s ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, 6 në Champions League, 5 në “Copa del Rey”, po aq në Superkupën e Spanjës dhe dy herë në miqësoret ndërkombëtare.

Bilanci i sfidave është në favor të Messit me 16 fitore dhe 22 gola të shënuar; 11 suksese për Cristiano dhe 21 gola të shënuar. Hera e fundit daton më 8 dhjetor 2020, kur Ronaldo kishte veshur fanellën e Juventusit. Ai shënoi dy gola nga penalltitë në fitoren 3-0 të bardhezinjve në “Camp Nou” në ditën e fundit të fazës së grupeve të Champions League (prapa dyerve të mbyllura).

Që atëherë ata nuk janë takuar më. E enjtja, nëse Messi nuk vendos të pranojë ofertën starosferike arabe siç bëri Ronaldo, mund të jetë përballja e tyre e fundit. Momenti që do të shënojë fundin e një epoke të bukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu