Merr kthesë ngjarja me “spiunë”, rusja Svetlana Timoveva: Mos më ekstradoni në Moskë!

0
Gjigandi

Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të arrestuarën në Shqipëri nën dyshimin për spiunazh Svetlana Valerevna Timoveva.

Një burim nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Timoveva, kur është njohur me kërkesën e ekstradimit ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj. Top Channel ka parë deklaratën e saj ku ajo thotë.

Svetlana Valerevna Timoveva: Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale.

Svetlana Valerevna Timoveva kur është intervistuar për çështjen e ekstradimit ka shpjeguar motivet se e kundërshtisë së saj për këtë kërkesë të Rusisë.

Svetlana Valerevna Timoveva: Nëse unë do të ekstradoheM në Rusi unë do të persekutohem për shkak të bindjeve të mia sociale, politike, përkatësisë kombëtare, respektimit të ndarjes ndërmjet shteteve. Personi im nuk është i sigurt në shtetin rus pasi kërkon të më dënojë për një çështje ku unë jam dëshmitare.

RonaTyra

Ky deklarim i Svetlana Valerevna Timoveva i është bashkuar dosjes së kërkesës së ekstradimit që pritet të shqyrtohet nga gjykata e Elbasanit.

Disa javë më parë Rusia i përcolli Shqipërisë kërkesën për ekstradim në ngarkim të Timofevas, me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit personal “ arrest në burg ” dhe është shpallur në kërkim nga Federata Ruse.

Fund Gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit.

Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu