Një 31-vjeçar ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, pasi motoskafi të cilin ishte duke e riparuar, ka shpërthyer në flakë.
Mësohet se shtetasi me iniciale N. L., po merrej me riparimin e motoskafit gjatë momentit kur ky i fundit ka marrë flakë.
Sakaq, i riu është nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.
31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.