Meksika miraton ligjin më të ashpër në botë për duhanin: Nuk do lejohet pirja në asnjë ambient publik, vetëm në shtëpi

0
Gjigandi

Rregulli i vitit 2008 në Meksikë që krijoi zona pa duhan në bare, restorante dhe vendet e punës tani është zgjeruar për të përfshirë një ndalim të plotë në të gjitha zonat publike. Parqet, plazhet, vendet e punës dhe restorantet të gjitha i përkasin kësaj kategorie. Gjithashtu, do të ketë një ndalim të plotë të reklamimit, marketingut dhe sponsorizimit të produkteve të duhanit, gjë që parandalon shfaqjen e cigareve edhe brenda dyqaneve.

Duhanpirësit do të mund ta pinë cigaren vetëm në shtëpitë e tyre dhe në asnjë vend tjetër. Sipas shumë analistëve në Meksikë kjo është një masë që nuk ka për t’u zbatuar, ndaj është thjesht për shoë.

Organizata Shëndetësore Panamerikane e përshëndeti vendimin për zbatimin e ndalimit dhe tha se ky ndalim do të parandalojë miliona vdekje, por gazeta dhe portale të shumta e kanë ironizuar këtë masë duke thënë se qeveria nuk ndalon dot drogën, ndaj po ndalon duhanin.

Shumë analistë e kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si do të zbatohet ligji, teksa akuza nga opozita vendase janë se kjo politikë do të përdoret për të vendosur më shumë gjoba ndaj qytetarëve, pasi nuk jep efektivitet në lënien e cigares.

Meqenëse korrupsioni policor është shumë i përhapur në Meksikë, shumë duhanpirës shqetësohen më shumë për gjobat se për vendin ku do të pijnë cigare, shkruajnë mediat meksikane.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu