Medikamentet, tregu shqiptar i mbushur me prodhime serbe dhe lindore

0
Gjigandi

Tregut shqiptar farmaceutik i janë larguar disa përfaqësi prestigjoze të kompanive farmaceutike, siç janë kompania britanike Glaxos Smith Cline ajo Astrazeneka, kompania franceze Sanof Leku Alkaloid, ndërkohe që të tjera as qe bëhet fjale të afrohen, për shkak të klimës korruptive dhe diskriminuese në tregun të krijuar nga ligji i barnave i ndryshuar vetëm pak ditë më parë.

Tregu po zbrazet nga barnat origjinale duke u zëvendësuar nga ato xhenerike, thekson Urdhri i Farmacisteve.

“Tregu po zbrazet nga barnat origjinatore, mos të thotë askush që ka sepse çdo ditë po ikin”– u shpreh sinkron Diana Toma Urdhri i Faramcisteve.

Qytetarëve i ka humbur besimi tek barnat që blihen në treg sot pasi shpesh ata thonë që bari që kanë blerë në farmacitë tona nuk u ka dhënë efekt ndërsa i blerë në farmacitë në Itali apo Greqi u ka rezultuar më shumë efikas.

“Duhet kthyer besimi i qytetarëve pasi çdo ditë ankohen se nuk po u bën efekt terapia”- u shpreh Diana Toma.

RonaTyra

Tregu farmaceutik është tejmbushur me barna xhenerike që vijnë nga Turqia apo Serbia, ndërkohë që me ndryshimet në ligj nuk u bë asnjë tenativë për të tërhequr kompani brand./Tch

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu