Llogaritë e TikTok të drejtuara nga krahu i propagandës së qeverisë kineze kanë grumbulluar miliona ndjekës dhe dhjetëra miliona shikime, shumë prej tyre në video editoriale për politikën e SHBA-së pa zbulim të qartë se ato janë postuar nga një qeveri e huaj.
Këto llogari menaxhohen nga MediaLinks TV, i regjistruar në Washington D.C si një agjent i huaj – me bazë afër degës kryesore të lajmeve televizive të Partisë Komuniste Kineze, tek Televizioni Qendror i Kinës. Më të mëdhenjtë prej tyre janë @Pandaorama, e cila përmban video për kulturën kineze, pastaj @The…Optimist, e cila poston rreth qëndrueshmërisë dhe @NewsTokss, e cila përmban mbulim të lajmeve kombëtare dhe ndërkombëtare të SHBA.
Në prag të zgjedhjeve të vitit 2022, llogaria e @NewsTokss kritikoi disa kandidatë, kryesisht republikanë, dhe i favorizoi disa të tjerë, kryesisht demokratë. Një video nga muaji korrik fillonte me mbishkrimin “Cruz Abott nuk kujdeset për ne”; një video nga muaji tetor kishte mbishkrimin: “Rubio nuk ka bërë absolutisht asgjë”. Por @NewsTokss nuk shënjestronte vetëm republikanët, një tjetër video në muajin tetor pyeste shikuesit se nëse ata mendonin se premtimi i Presidentit Joe Biden për të nënshkruar një projekt-ligj që kodifikonte të drejtat e abortit ishte një “taktikë manipulimi politik”. Asgjë në këto video nuk u zbuloi shikuesve se në fakt ata po shtyheshin nga një qeveri e huaj.
Llogaritë në Tiktok të cilat menaxhohen nga MediaLinks ofrojnë disa informacione mbi entitetet që qëndrojnë pas tyre: Informatat e profileve të tyre thonë, “Material i shpërndarë nga MediaLinks TV LLC në emër të CCTV. Më shumë informacion në DOJ, D.C”. Por shumica dërrmuese e njerëzve që shikojnë videot e MediaLinks nuk e shohin kurrë këtë shkrim. Sipas të dhënave të postuara në LinkedIn nga një punonjës i MediaLinks, NewsToks mblodhi 8.3 milionë shikime video midis 8 majit dhe 6 korrikut 2022, por vetëm 57,600 persona e kishin vizituar profilin gjatë së njëjtës periudhë 60-ditore.
Për më tepër, shikuesit amerikanë që vizituan informatat e llogarive mund të mos jenë të vetëdijshëm se në këtë rast, CCTV do të thotë China Central TV, ose se ky entitet është në fakt media shtetërore kineze. NewsTokss “Më shumë informacion në DOJ, D.C.”, mohim ky që duket të jetë një referencë e zhdrejtë për regjistrimin si agjentit i huaj të MediaLinks.
Subjektet e medias shtetërore kineze kanë kërkuar prej kohësh të përdorin mediat sociale për të ndikuar në audiencën amerikane – dhe ata kanë krijuar audiencë e gjithashtu edhe kanë blerë reklama në Facebook dhe Twitter për të shpërndarë dezinformata rreth temave të tilla si ndalimi i ujgurëve në Xinjiang, protestat e vitit 2019 në Hong Kong dhe pushtimi rus i Ukrainës. Por ky është raporti i parë i një entiteti mediatik shtetëror kinez që përdor TikTok për të ndikuar në opinionet e audiencës amerikane për politikën amerikane.
TikTok ka thënë se po zhvillon një politikë globale për të adresuar përmbajtjen e postuar nga mediat e kontrolluara nga shteti. Në një deklaratë, zëdhënësi i TikTok Jamie Favazza i tha Forbes: “Ne planifikojmë të prezantojmë politikën tonë të medias të kontrolluar nga shteti dhe etiketat përkatëse globalisht vitin e ardhshëm, si pjesë e fokusit tonë të vazhdueshëm në edukimin mediatik. Siç e konfirmuam më parë, përhapja globale do të përfshijë mediat shtetërore të Kinës”. Forbes raportoi më parë se sipas profileve të LinkedIn, më shumë se 300 punonjës në TikTok dhe ByteDance kanë punuar më parë për mediat shtetërore kineze.
Por @Newstokss ka gjetur sukses edhe me subjekte të tjera, duke përfshirë teoricienin e konspiracionit Alex Jones, autokratin hungarez Viktor Orban dhe presidentin rus Vladimir Putin. Në një video të NewsTokss, marrë nga Konferenca e Veprimit Politik Konservator, Orban thotë se “Perëndimi është në luftë me veten” dhe “globalistët mund të shkojnë në ferr”. Në një video tjetër, Jones thotë se gjykatësi në gjyqin e Sandy Hook është “fajtor për tiraninë” së bashku me “të gjithë pjesën tjetër të Rendit të Ri Botëror”. Kompania mediatike e Jones, Infowars, është e ndaluar nga TikTok. Zëdhënësi i TikTok Favazza tha në një email se “përmbajtja dhunuese është hequr”, duke përfshirë edhe videon e Jones.