Meçi i shumëpritur Joshua-Fury në dhjetor

0
Gjigandi

Promotori Eddie Hearn ka thënë se është shumë afër arritjes së marrëveshjes për meçin unifikues në kategorinë e rëndë të boksit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, për muajin dhjetor.

Dy boksierët britanikë i mbajnë të gjitha katër brezat në peshat e rënda, pasi Fury e rrahu Deontay Wilderin muajin e kaluar për ta fituar titullin në WBC, transmeton ABC24 AL.

Joshua, kampion në WBA, IBF dhe WBO, do të luftojë me Kubrat Pulev më 20 qershor.

Fury, ndërkohë, do të luftojë kundër Wilderit për herë të tretë këtë verë, pasi amerikani e aktivizoi klauzolën për rimeç, i cili do ta kompletojë trilogjinë mes tyre.

“Nuk ka arsye përse mos ta arrijmë këtë marrëveshje tani”, tha promotori i Joshuas, Hearn.

RonaTyra

Ai shtoi se ka arritur në një pikë në bisedime me promotorin e Furyt, Bob Arum, saqë palët janë të gatshme ta arrijnë marrëveshjen që meçi të ndodhë në dhjetor.

“Ne jemi të gatshëm ta mbyllim marrëveshjen dhe të vazhdojmë me caktimin e meçit për muajin dhjetor”, shtoi Hearn.

“Na ka mbetur vetëm t’i zgjidhim ca gjëra bazike, si kush do të jetë transmetuesi dhe ku do të ndodhë meçi, por besoj se ekziston një dëshirë e vërtetë nga të dy palët për ta caktuar meçin tani”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu