Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj, ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë në jetë.
Rudina ka humbur të atin i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në spital.
Duke publikuar një fotografi të tij ajo shkruan, “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”.
Katër ditë më parë, kur kishte ditëlindjen, moderatorja ndau disa fotografi me të atit, ku shkroi, “Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba” je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë”.