Pothuajse 90,000 Paund (rreth 103,751 €) u shpenzuan për shampanjë të shërbyer në raste të veçanta në dhomën e sipërme të Parlamentit britanik, Dhomën e Lordëve, vitin e kaluar.
Kjo paraqet shumën më të madhe të ndarë për këtë qëllim në pesë vitet e fundit, raporton Guardian.
Detajet e shitjes së gjithsej 1,589 shisheve shampanjë me një çmim prej rreth 56 £ (rreth 64,5 €) secila janë marrë nga Partia Kombëtare Skoceze (SNP), pas një kërkese për Lirinë e Informacionit.
Çmimi total prej 88,987 paund (rreth 102,583 euro) është pak më i lartë se shuma totale e ndarë në vitin 2022, kur 85,462 paund (rreth 98,520 euro) u blenë për nëntë shishe më pak se kjo.
a.c./dita