Prej disa vitesh, ajo është tërhequr nga ekrani për t’ju përkushtuar Coco Antonel, dashurisë së saj të madhe dhe teatrit, i cili i ka falur emocione të jashtëzakonshme. Megjithatë edhe pse jo fort e pranishme në televizion, Inis Gjoni një prej vajzave më të bukura e më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, ruan kontaktet me fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj.
Ajo ka pritur vitin e ri në Dubai, ku po pushon bashkë me të bijën dhe ashtu siç është bërë zakon ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi ku duket më në formë se kurrë.
Inisi ka pozuar nga bregdeti me rroba banje trup dhe një kimono të lehtë ngjyrë të bardhë, duke “sfiduar” kësisoj vajzat e reja me linjat e saj. Në këto imazhe duket qartazi që mosha është vetëm një numër për Inisin, pasi e vështirë të besosh që ajo është 46 vjeçe.