ME LALIN FLAKË, NGA SALA, SHTATË!

0
Gjigandi

Ka patur reagime e vajtime për një komunikim që gazetarja Ola Xama, ka pasur me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me një shkrim të publikuar në portalin reporter.al.

Shkrimi i ngarkonte Veliajt kërkesën për incenerator në Tiranë dhe shfajësonte Arben Ahmetajn, por verifikimet nxjerrin që kjo kërkesë nuk është bërë nga Veliaj, por nga paraardhësi i tij, Lulzim Basha.

Gazetarja Ola që e ka kryer këtë spekulim, është ankuar më pas për mesazhet ku Veliaj i kërkon të mos sillet si killer me pagesë e të nos e përdor median ku punon si të tillë.

Pas ankesës së Olës kanë reaguar një aradhë me shoqata e me portale, sigurisht të gjithë të ndershëm dhe parimorë, përfshirë dhe një parimor të huaj.

Pra, flakë Lalit, parimorët.

RonaTyra

Por ndërkohë pardje doli në një konferencë për shtyp, Saliu që në të shkuarën nuk ka lënë kusur mbi media, jo me mesazhe si të Olës po me zjarr, gjymtime e vrasje.

Ai sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al (këto që janë skandalizuar me mesazhet e Lalit). I quajti mashtrues dhe spekulantë, vegla të Sorosit etj, pasi ato rezultojnë sipas Saliut, mediat nga ku janë marrë akuzat për shpalljen e tij non grata prej Britanisë.

Po ky Sali, më pas citon Olën e ngatarruar të mesazheve, për të sulmuar Veliajn.

Në këtë situatë, me të drejtë, kolegia e Olës, gazetarja Johana Lubonja pyet:

“A është ky i Berishës një sulm i hapur që i bëhet medias së lirë në Shqipëri? A duhet denoncuar Sali Berisha nga Sekretari Gutierrez dhe të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias, si një politikan i lartë dhe me pushtet që po sulmon hapur median? A keni parë ndonjë reagim nga organizatat europiane që mbrojnë gazetarët dhe median, për këtë deklaratë intimiduese të Sali Berishës kundër BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al?”

Jo, nuk kemi parë. Shtatë, nga Saliu, parimorët.

Ola e mesazheve thotë gjithashtu se ndihet e kërcënuar familjarisht nga Lali. Gazetari i njohur Habjon Hasani, duke i vënë në dukje se ka ngatëruar me dashje shkresat dhe afatet, për të vrarë politikisht Veliajn, pyet:

“Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?”

Burimi: www.skaproblem.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu