Me heqjen e sistemit të vjetër numerik, koreano-jugorët do të jenë më të rinj

0
Gjigandi

Koreja e Jugut ka vendosur të heqë metodën tradicionale të llogaritjes së moshës për të adoptuar modelin ndërkombëtar. Ky ndryshim do të zbresë një apo dy vjet nga dokumentet zyrtare të shtetasve, por do të nevojitet pak kohë për t’u zbatuar në jetën e përditshme.

“The Guardian” sqaron se koreano-jugorët janë 1 vjeç kur lindin dhe çdo 1 Janar shtohet 1 vit. Tradita e pazakontë do të thotë se nëse një fëmijë lind në vigjiljen e Vitit të Ri, sapo vjen mesnata ai mbush 2 vjeç.

Ky nuk është i vetmi ndërlikim pasi ka një sistem të veçantë për përllogaritjen e moshës së meshkujve që hyjnë në ushtri dhe kufirin për konsumimin e alkoolit e duhanit. Në këto raste, mosha llogaritet 0 vjeç që nga lindja dhe shtohet një vit për çdo Vit të Ri.

Tradita ka sjellë kritika nga politikanët që besojnë se e bën Korenë e Jugut, një ekonomi e fuqishme botërore, teknologjike dhe kulturore, të mbetet pas me kohën. Presidenti Yoon Suk-yeol i është kundërvënë metodave të llogaritjes së moshës si një tharje e burimeve njerëzore.

Kjo do të marrë fund në Qershorin e ardhshëm, të paktën në dokumente zyrtare kur të nisë zbatimi i ligjeve që specifikojnë përdorimin e modelit ndërkombëtar.

RonaTyra

Origjina e sistemit nuk është e qartë. Një teori është se 1-vjetori kur lind merr si bazë kohën që foshnja kalon në barkun e nënës dhe 9 muajt rrumbullakosen në 12. Të tjerë e lidhin me një sistem të lashtë numerik aziatik që nuk e kishte konceptin e numrit 0.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu