Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë në pranga një 44-vjeçar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Nga hetimet rezulton se ky shtetas shiste kanabis në afërsi të shkollave të qytetit të Vlorës.
Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
p.k\dita