Me 16 profile Facebook-u bënte thirrje pro ISIS, dënohet me 4 vjet burg Gentjan Çollaku

0
Gjigandi

 

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentian Çollakun për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj. Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga antiterrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale. Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të antiterrorit, ndërsa GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm. Në disa prej tyre, ai shprehte pikëpamjet e tij pro shtetit islamik, si dhe kërkonte ndaljen e luftës ndaj tyre, pasi sipas tij ISIS ka luftëtarë, të cilët nuk flenë.

 

RonaTyra

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu