Mbyllen hetimet për atentatin në ish-Bllok, kushëriri i Elvana Gjatës nën akuzë për vrasje, Ervin Mata mbetet i pandehur

0
Gjigandi

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka kaluar gati 1 vit e 6 muaj. Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i vrarë një person dhe u plagosën Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Sipas asaj që shkruan ‘shqiptarja.com’ prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë këtë dosje për shqyrtim gjyqësor.

Nën akuzë për këtë ngjarje të rëndë u vu Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, i cili ishte dhe truproja i Ervin Matës, për të cilin është thënë se këngëtarja ishte e fejuar.

Fill pas kësaj ngjarje Elvana Gjata u përfol për një kohë të gjatë dhe u tha se molla e sherrit për këtë ngjarje ishte bërë ajo. Si e pandehur për këtë ngjarje u mor edhe Ervin Mata.

Për Matën besohet se Prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”. Thuhet se ka qenë Mata ai që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

RonaTyra

1582197030_MataMartinaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu