Mbappé i jep fund lidhjes me modelen transgjinore, ja cila është ‘flaka e re’ e yllit francez

0
Gjigandi

Kylian Mbappé ka një “flakë” të re. Siç raportojnë gazetat franceze, kampioni i lindur në vitin 1998 ndodhet me pushime në New York me shokun e tij të skuadrës, Achraf Hakimi. Të dy, vetëm në orët e fundit kanë përfunduar në gazeta për përpjekjen e tyre për të bërë xhiron e qytetit të fshehur nën syze dielli dhe kapele, që të mos njiheshin.

Një përpjekje që dështoi deri në atë pikë sa disa fansa iu kërkuan atyre “selfie” dhe autografe. Por kjo nuk është e gjitha. Të dy u përjetësuan në shoqëri të ëmbël dhe duket se Mbappé nuk ishte me të dashurën e tij “zyrtare”, modelen transgjinore Ines Rau.

Vajza e njohur edhe për historinë e saj personale kishte çmendur kampionin francez dhe kishte përfunduar me të në tabloide, para dhe pas Kupës së Botës në Katar.

RonaTyra

Sot duket se marrëdhënia ka përfunduar mes të dyve, deri në pikën sa Mbappé ka zgjedhur të shkojë në SHBA në shoqërinë e Stephanie Rose Bertram, ish-partnere e lojtarit Gregory van der Wiel (i cili luajti te PSG nga viti 2012 deri më 2016, por pa i kryqëzuar aty rrugët me Mbappé, i cili zbarkoi më 2017 në kryeqytet), me të cilin pati dy vajza.

Historia e dashurisë mes të dyve përfundoi pak vite më parë dhe sot ajo është e angazhuar në botën e modës, duke vazhduar një karrierë që e nisi prej moshës 13-vjeçare. Sot, siç raportohet nga blogeri francez Juice Channel, Stephanie frekuenton të njëjtat klube si Mbappé. Pikërisht kështu do të fillonte historia e tyre.

Nuk dihet plotësisht e vërteta, por duket se e vetmja siguri është fakti që sot Mbappé dhe Ines Rau nuk janë më bashkë. Për më tepër, sipas thashethemeve, para Ines, Mbappés i ishte atribuar një flirt me një modele italiane, Marialuisa Jacobelli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu