Mazhoranca e rrëzoi të enjten/ 35 deputetë të opozitës depozitojnë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

0
Gjigandi

Pasi mazhoranca e rrëzoi javën e kaluar, deputetët e opozitës kanë depozituar nga e para kërkesën e 35 ligjvënësve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.

Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, deputetët nismëtarë ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme. Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka.

“Mblidhini të njëjtët firmëtarë dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar kriterin formal” – u shpreh kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Deputeti Gazment Bardhi tha nga ana tjetër se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë. Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike.

RonaTyra

“Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit  dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike”- tha Bardhi.

da

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu