Martinez, portieri më i mirë në Kupën e Botës. Por ai ka një ide të keqe për trofeun, festimi që shokoi botën

0
Gjigandi

Kampion i botës dhe protagonisti i një ngjarjeje të paharrueshme në “Katar 2022”. Emiliano “Dibu” Martinez ka dëshmuar “stilin” e tij në fund të finales së fituar nga Argjentina, me penallti, ndaj Francës.

Portieri i “Seleccion” ishte themelor edhe në aktin e fundit të turneut, me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Kolo Muanit në fund të shtesës së dytë dhe pritur penalltinë e Coman në serinë vendimtare nga 11 metra.

I shpërblyer me “Doreza e Artë” e FIFA-s si portieri më i mirë i Kupës së Botës, Martinez, sapo mori çmimin (një dorezë argjendi), e afroi atë pranë organeve gjenitale, në “favor” të fotografëve dhe kamerave, me një humor tallës dhe pak të sjellshëm.

Gjesti nuk kaloi pa u vënë re. Portieri argjentinas është bërë i njohur në këtë Botëror edhe për fjalët e gjestet provokuese ndaj kundërshtarëve të ngarkuar për të ekzekutuar penalltitë.

Martinez i dha mundësinë Argjentinës të fitonte 4-2 me penallti, pasi finalja emocionuese përfundoi 3-3 në kohën shtesë: “Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, francezët u rikthyen në lojë 10 minuta nga fundi me dy gola, duke barazuar. Por ishte fati ynë që të vuanim.

RonaTyra

Gjithçka që kam ëndërruar është arritur. Nuk kam fjalë për këtë triumf. Isha i qetë gjatë gjuajtjes së penalltive dhe gjithçka shkoi ashtu siç donim. U largova shumë i ri për në Angli. Këtë fitore ia dedikoj gjithë familjes sime.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu