Marrëveshje për emigrimin Shqipëri-Itali/ Meloni: Në Portin e Shëngjinit do të realizohet një qendër pritjesh

0
Gjigandi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeministrin Edi Rama, foli lidhur me fushat e bashkëpunimit me Shqipërinë.

Ajo tha se marrëveshja për emigrimin e arritur mes dy vendeve është në të vërtetë një marrëveshje e gjerë evropiane. Pjesë e marrëveshjes është dhe ngritja e një qendre pritjeje për emigrantët në Portin e Shëngjinit.

“Kemi punuar bashkë për të forcuar bashkëpunimin. Luftë kundër trafikut të paligjshëm, emigrimi e bashkëpunimi mes dy vendeve. Në Portin e Shëngjinit do të realizohet një qendër pritjesh për emigrantët, pastaj do të ketë një strukturë jetër.

Pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme. E konsideroj këtë një marrëveshje të gjerë evropiane.

Duhet të bashkëpunojmë me një frymë evropiane. Shqipëria kështu konfirmohet si një mike e Shqipërisë por dhe e BE-së. Shqipëria është kandidate e BE-së dhe sillet si të jetë një vend i BE-së faktikisht. Unë jam krenare sepse Italia është një ndër vendet kryesore të mbështetjes së Shqipërisë në BE”, tha Meloni.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu