Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë të dhënë për gazetën italiane “La Stampa” është pyetur mbi marrëveshjen për emigrantët të arritur së fundmi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Georgia Meloni, ka theksuar se i konsideron gjëra të vogla që ndodhin midis dy shteteve që janë të bashkuara tanimë.
“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri. Ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu. Fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?” thotë midis të tjerash Kadare.
Pyetjes nëse është e drejtës ndalosh emigrantët jashtë Evropës, ai tha: “Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë më tej Kadare.
p.k\dita