Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët. Kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku. Sipas PD-së, interpelanca do të jetë për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët.
‘Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë transparencë!’– thuhet nga Çollaku.
p.c. / ABC24.AL