Margariti: Rikthehet një nga pasuritë e mëdha të folklorit tonë kombëtar

0
Gjigandi

Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës.

Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin e mirë për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

“Sofra e madhe e trashëgimisë sonë jomateriale ju pret shtruar nga data 24 qershor në 1 korrik. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, ngjarja më e madhe #kulturore gjithëpërfshirëse rikthehet pas 8 vitesh!”, – shkruan në një postim, ministrja Margariti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu