Maqedonia e Veriut ka marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.
Fokusi i presidencës së Shkupit do të jetë siguria njerëzore.
Organizata do të kryesohet nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili ka deklaruar se prioritet do mbetet lufta në Ukrainë, por edhe ulja e tensioneve në Europë dhe rikthimi i besimit.
Në OSBE janë 57 shtete anëtare, ndërsa drejtimi nga Maqedonia e Veriut do të vijojë përgjatë gjithë vitit.
o.j/dita