Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha sot se qeveria ka miratuar një strategji ndërsektoriale për të miturit që kanë probleme me ligjin.
Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha se strategjia e re ka për qëllim konsolidimin e aksesit të tëmiturve që kanë probleme me ligjin apo që bien pre e dhunës.
Pjesë nga prononcimi:
U miratua strategjia ndërsektoriale për të miturit. Plani i veprimit dhe pasaporta indikatore për vitin 2022-2026. Kjo strategji është dhurata më e mirë që mund tu bëhet fëmijëve që kanë konflikte me ligjin apo kur bien pre e dhunës. Strategjia e re konsolidon aksesin për të miturit me qëllim për t’i mbajtur ato larg veprave penale. Fokusi i kësaj strategjie është për të krijuar një fond të posaçëm dhe për fëmijët që bien pre e dhunës. Ka fokus të veçantë edhe monitorimin e të gjithë faktorëve në praktikë. Qëllimi është parandalimi i përfshirjes së fëmijëve në shkeljen e ligjit. Ftoj të gjithë të punojmë për mbrojtjen e të miturve.
j.l./ dita