Avokati i dhëndrit të ish–kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit është paraqitur në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka marrë vendimin e datës 6 nëntor, për refuzimin e shuarjes së masës së sigurisë.
Deri më tani nuk është paraqitur asnjë nga avokatët e ish-kryeministrit Berisha.
Ndërkohë Sokol Mëngjesi ka konfirmuar se do t’i marrë të dyja vendimet, atë të datës 26 tetor dhe vendimin e datës 6 nëntor.
Sakaq, brenda orës 16:00 nëse avokatët nuk marrin njoftimet, konsiderohet refuzim dhe dosja brenda 5 ditësh pritet të shkojë në Apel.
j.l./ ABC24.AL