Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Sarandës. Një fëmijë e moshës 3-vjeçe është aksidentuar teksa po kalonte rrugën e shoqëruar nga e ëma e saj.
E mitura është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, thuhet në njoftimin e policisë.
a.m/dita