Natën e kësaj të enjte, 9 nëntor, Arjanit Rizaj është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador.
Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin. Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur.
https://x.com/MinMedio/status/1722812279471644977?s=20
p.c. / ABC24.AL