Një aksident është shënuar mbrëmjen e së enjtes në aksin “Bilisht-Kapshticë”. Një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në afërsi të stacionit të policisë kufitare Kapshticë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi dhe pasagjeri që ndodhej në mjet, të cilët janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
p.c. / ABC24.AL