Makina bie nga ura në Korçë, humb jetën një 45-vjeçar

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Polenë të Korçës.

Një mjet ka rënë nga ura, duke përfunduar në lumë.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari Artan Pishtari nga Voskopoja.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

RonaTyra

Më datë 11.12.2022, rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi A. P., 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit A. P., i cili udhëtonte i vetëm.

Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu