Presidenti i Francës, për të cilin u zhvillua një pritje e veçantë në Pallatin e Brigadave mbajti fjalën e tij, duke vlerësuar raportet mes dy vendeve. Në fund të fjalës së tij, Macron foli në gjuhën shqipe. Edhe pse me shumë vështirësi, ai arriti të shqiptonte disa fjalë duke thënë se “gotën e tij po e ngre për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”.
“Po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi në për vendin tuaj. Po e ngre gotën time për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për lidhjet kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën që ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron.
p.c. / ABC24.AL