Që prej spektaklit të kaluar, dy konkurrentët e “Big Brother Vip 2” Tea Trifoni dhe Luiz Ejlli nuk kanë patur fare kontakt brenda shtëpisë. Kjo, për shkak se kështu vendosi Tea, të mos sqarohet me Luizin.
Por mesa duket ajo ndryshoi mendim, pasi ftoi Luizin të ulet pranë saj në kolltuk për tu sqaruar.
Luizi nguli këmbë që nuk i ka bërë gjë asaj, por Tea i tha se ndryshe nga ai, ajo nuk do bënte çdo gjë për lojë, vetëm për 100 mijë euro.
E vendosur për qëndrimin e saj ndaj Luizit, Tea i tha atij t’i qëndrojë larg, pasi nuk dëshiron të merret fare me të.
Në një moment, Luzi i thotë Teas se nga kjo shtëpi do të të nxjerr me ceremoni.