Dy persona kanë mbetur të vrarë sot herët në mëngjes, në një grabitje kazioje, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, në Shkup.
Policia e Shkupit ka njoftuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me ç’rastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Derisa sipas denoncimit 20 vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si truprojë në kazino, është goditur në kokë, dhe ka ndërruar jetë menjëherë.
Sipas denoncimit, personat e armatosur më pas kanë marrë xhiron ditore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje është bërë ekspertiza dhe po merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.