Lufta në Izrael, Ministria e Jashtme: Po punojmë për të larguar disa shqiptarë që jetojnë në Rripin e Gazës

0
Gjigandi

Disa shtetas shqiptaro-palestinezë kanë mbetur të bllokuar në Rripin e Gazës në pamundësi për t’u larguar, teksa ushtria izraelite u ka dhënë afat deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se është vënë në dijeni nga intervistat që ata kanë dhënë për mediat, e tashmë është në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe autoritetet në Egjipt e Izrael.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontat me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

RonaTyra

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu