Filtri i fundit i Instagram-it, ku dukesh me buzë të fryra sikur ke bërë ndërhyrje në fytyrë, duket se i ka fiksuar të gjithë. As mbesa e Luanës, Jori Paloka, s’ka mundur dot t’i rezistojë këtij “trendi”. Ajo ka filmuar veten me një filtër të tillë dhe videon e ka publikuar në Instagram, ku pyet ndjekësit nëse i shkojnë apo jo. Mirëpo, Jori ka marrë menjëherë një mesazh nga tezja e saj, Luana Vjollca, e cila i ka treguar se është kundër këtij veprimi. “Mos luj mendsh me i bo”- i shkruan moderatorja, ndërsa Jori e qetëson duke i thënë se s’ka ndërmend t’i bëjë. “Nëse tezja thotë jo, është jo.”- thotë ajo në bisedën me Luanën