Loro Boriçi, legjenda e futbollit shqiptar

0
Gjigandi

Kastriot Kotoni

Kampionati Botëror i Futbollit ka hyrë në ditët e tija të mbara. Ngjarja e përmasave botërore besojmë se në ditët në vazhdim do t’i eklipsoj ngjarjet e mëdha botërore të këtij fundviti. Ne shqiptarët e lidhur si asnjë popull tjetër me këtë lojë magjike i jemi afruar shpesh këtij evenimenti, por fati nuk na ka ndritur. Në atë pak kohë të lirë skllevërit para 550 vjetësh endeshin pas një topi të rrumbullakët i cili simbolizonte Diellin, Hënën të cilat njerëzit e atëhershëm i konsideronin të shenjta. U shpik fjala “kalcius” pasi lojtarët mbanin disa këpucë speciale dhe për këtë arsye italianët e quajnë futbollin ”kalçio”.

Anglia me shkollat e fëmijëve dhe kolegjet e më pas me Universitetet do jetë fillimi lojës së futbollit të vërtetë në fund të tetorit të vitit 1863. Më 26 Tetor u krijua edhe Federata Angleze e Futbollit e cila egziston sot e kësaj dite. Në Shqipëri futbolli njihet në Shkodër në fillim të vitit 1905. Në një dokument  dëshmohet se një anglez i quajtur Ruter vizitoi Shkodrën dhe u ndal në kolegjin saverian. Ai solli me vete një top futbolli dhe rregullat e kësaj loje, që nisi të luhej nga nxënësit e kolegjit. Priftërinjtë jezuitë ndjenë që loja me “top këmbë” do t’i shijonte shumë të rinjëve dhe fëmijëve e u bënë përhapësit e kësaj loje. Krjohen ekipet e para me emra të tillë si “Indipendenca” e cila zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare me ekipin e ushtrisë austriake në vitin 1913. Një burim tjetër e ka spikatur fillimin e sportit të organizuar shqiptar nga patrioti Hilë Mosi, i cili qysh më 1909 ishte përpjekur të krijonte një shoqëri sportive në Shkodër në bashkëpunim me patriotët Luigj Gurakuqi e Bajram Curri, themeloi shoqërinë “Vllaznia”. Kryetar u zgjodh Hilë Mosi dhe pati rreth vetes bashkëpunëtor të vyer si Sali Nivica, Mati Logorci e Kel Marubi.

Kjo shoqëri , më 1921, u bashkua me shoqërinë “Atdheu” me iniciativën e patriotit të shquar Avni Rustemi. Jeta sportive në të gjithë vendin ishte mesazhi i patriotëve, për  një shoqëri të përparuar me vlera të vërteta evropiane. Futbolli, filloi të përhapej në qytetet të tjera të vendit, si në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Kavajë, Korçë, Berat, e deri në Delvinë. Ndeshja e parë e futbollit në Tiranë, sipas dëshmisë së profesor Avni Zajmi-është zhvilluar në pranverën e vitit 1920, midis skuadrave të repartit austro-hungarez, që kishte pushtuar vendin tonë gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 25 gusht të 1920. Në Tiranë me inisiativën e Avni Zajmit, Anastas Kojës, themelohet shoqëria sportive “Agimi”. Një muaj më vonë, në fushën Shallvare skuadra e  shoqërisë “Agimi” zhvillon ndeshjen e parë me skuadrën “Juventus” të Shkodrës. Kalojnë vite dhe më 1927 themelohet sport klub “Tirana”. Më 1932 Federata Sportive Shqiptare u pranua si anëtare e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA). Më 6 shkurt të vitit 1937, gazeta “Sporti shqiptar” njoftonte se FIFA ftonte Shqipërinë të merrte pjesë në Kampionatin e III Botëror të Futbollit, që do të zhvillohej një vit më vonë në Francë. Në “Rrethin Don Bosko” të Kolegjit Saverian të qytetit të Shkodrës, ku përfshihej një masë e madhe të rinjsh shkodranë, u shfaq talenti i Loro Boriçit.

Krahas tij lunate si portier edhe vëllai i tij. Loro shkëlqen si një yll i futbollit qysh në moshën 15 vjeçare pranë ekipit të shoqërisë “Vllaznia” në vitin 1937. Pasi mbaron arsimin e mesëm shkon për studime në Itali në degën jurispundencës. Babai i tij kishte liçencën për kërkim mineralesh në zonën e Bulqizës. Familja e tij së bashku me vëllain tjetër Pjerinin kishte edhe tre motrat, Angjelina, Margarita dhe Klaradina. Loro iu përkushtua një ëndrre tjetër asaj të futbollit dhe u rreshtua në ekipin e “Lacios” i cili e mirpriti me ngrohtësi. Ai u përshtat shumë shpejt me futbollin italian, kështu në ndeshjen mes “Lacios-Torinos të zhvilluar më 27 shtator të 1942, në kuadrin e Kupës së Italisë, u dallua për lojën e tij dhe kontriboj për fitoren . Media italiane tashmë ka një emër të ri nga Shqipëria për ta komentuar, krahas Lushtës e Kryeziut. Ai luajti përbri Piolës së Madh e futbollistëve më të shquar të Italisë të asaj kohe. Ish trajneri i Kombëtares italiane Enzo Bearzot do të thoshte, se “Loro ishte lojtar i madh i cili nuk më ka lënë të luaj futboll” kështu e mban mend takimin e tij Lluka Heqimi me të në Zvicër, së bashku me Loron si trajner i përfaqësueses shqiptare në vitin 1981. Më 2 shtator të vitit 1945 fillon kampionati shqiptar i futbollit dhe “Vlaznia” shpallet kampione e vendit, ku mes emrave si Fakja, Dibra, Barbullushi, Vasia, Gjeloshi dhe Halipjani, Shaqiri dhe Mirashi shquhet edhe ai i Loro Boriçi. Viti 1946 shënon përsëri një ngjarje të rëndësishme për Loron i cili sërish me ekipin e “Vllaznisë “ së Shkodrës shpallet kampion.

RonaTyra

Në tetorin e vitit 1946 u zhvillua në Shqipëri Ballkaniada e futbollit. Loro Boriçi me shokët e tij: Xhakominon Pozelin, Rexhep Spahiun, e Muhamet Dibrën, Sllaven Llambin e Besim Fagun, Xhavit Demneri, Skënder Begeja, Telitin, e Parapanin, Pal Mirashin, Alfred Bonati dhe të tjerë janë kurorëzuar me titullin e kampionit të Ballkaniadës së vitit 1946. Kjo fitore ka qenë një ngjarje e madhe e përshkruar nga një gëzim i pamatë i popullit shqiptar dhe me jehonë të madhe ndërkombëtare. Por ylli i kësaj Ballkaniade u bë Loro Boriçi i cili me lojën e tij të nivelit të lartë e meritoj kurorën e dafinës, kur u ngjit në podiumin e kurorëzimit të kampionit të Ballkanit. Kështu vazhdojnë me rradhë ndeshjet ndërkombëtare në Ballkaniadën e vitit 1948, ku Kombëtarja jonë zë vendin e dytë, e më tej ajo zhvillon ndeshje me Hungarinë , Jugosllavinë, Fillojnë ndeshjen me ekipin e tij të zemrës “Partizanin” për të cilin ai u bë mishërim i futbollistit dhe trajnerit me sinonimin Loro Boriçi. Mbante numrin 9 në fanellën e “Partizanit” të famshëm të cilin do ta ndiqnin pas me mijra sportdashës anembanë atdheut. Qindra fëmij e të rinj donin ta imitonin e t’i ngjanin atij. Popullariteti i Loro Boriçit kishte marrë përmasa të papara dhe u bë një nga sportistët më të dashur në të gjithë vendin. Boriçi , i fuqishëm, teknik, shtatlartë dhe organizatorë si një dirigjent i madh në fushën e lojës, ishte edhe një shënjues shumë i mirë. Qindra gola të “Partizanit” mbajnë autorësinë e tij. Me ekipin kombëtar ai luajti 24 ndeshje dhe 100 ndeshje ndërkombëtare. Pas mbylljes së karierës si futbollist, ai mbeti përsëri me “Partizanin” duke u dhënë me mish e me shpirt për këtë klub ditë e natë.

Loro Boriçi intelektuali me klas, artisti dhe atleti i “Partizanit”, Refik Resmja zemra e “Partizanit me talent të madh dhe golashënues i jashtëzakonshëm me të majtën e tij të pagbueshme si të një snajperi, me Panajot Panon një talent të rrallë, me dhunti universale, i shpejtë në driblime, plot fantazi dhe një sulmues i papërmbajtshëm i përmasave botërore u bënë Akademia e futbollit të “Partizanit” dhe kanë hyrë në atlasin e historisë së sportit shqiptar me gërma të arta. “Djemtë duhet të jenë të bëshëm, shtatlartë, të shpejtë , të shkathët, të zhdërvjellët e të fortë”. Kur kujton emrat e Berishës ,Hysit, Lames, Ziut, Shehut. Ai rroku fitore e trofe si askush me ekipin e “Partizanit” si në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare, që nga medaljet e argjendta në Hanoi më 1963 e deri te titulli kampion i Ballkanit më 1970 e shumë ndeshje të bukura të kësaj skuadre të shquar të vendit tonë në Kupat e Evropës, janë të lidhura me emrin e Loros si futbollist e si trajner i talentuar.

Loro Boriçi, ai lojtari papërsëritshëm i viteve të pasluftës dhe trajner i madh i sotshëm e emancipoi mjaft futbollin shqiptar, sidomos Kombëtaren Shqiptare, shkruan  gazeta “Sporti Popullor” e vitit 1967. Në mendjen e çdo sporëdashësi ka hyrë ndeshja e paharuar mes kombëtares shqiptare dhe asaj gjermane e vitit 1967. Një gol i mohuar nga arbitri për kombëtaren tonë dhe skuadra gjermane që një vit më parë kishte dalë e dyta në botë u skualifikua, për eliminatoret e kampionatit evropian. Emrat e Dinellës, Gjinalit, Jorgaqit,Vaso, Mema, Rragami, Kazanxhi, Bizi,Shllaku dhe Pano, treguan se kurluftohet me mobilizim të madh , mposhten edhe skuadra me emër si ajo e RF Gjermane. Meritë të padiskutueshme kishte dhe trajneri i talentuar Loro Boriçi të cilin e komplimentoj  kolegu gjerman Helmut Shën me fjalët, “Ke bërë një skuadër të mirë me shpirt luftarak”. Loro Boriçi vinte nga shkolla e futbollit italian dhe ishte një model mirësie i njeriut të ndershëm, i cili falë aftësive intelektuale në shkencën e futbollit u rezistoi ndërhyrjeve nga lart për të vendosur në formacion. Në mbarim të ndeshjes, Shqipëri-RF Gjermane e cila përfundoi me rezultatin 1-0, agjensia e lajmeve UPI, thotë ndër të tjera “Goli i Mylerit në minutën e 35-të i siguroi R.F.Gjermane një fitore të shtrënguar 1-0. Mbrojtja e fortë e shqiptarëve e përbërë nga Gjika, Dhales, Kasmi, e Vaso dhe manovrimet në sulm të Panajot Panos nuk u dhanë shumë mundësi gjermanoperëndimorëve të shpërthenin në sulme të ashpra. Trajneri Loro Boriçi e kishte menduar mjaft mirë këtë ndeshje duke i kushtuar vemendje kompaktësisë së skuadrës, për një lojë kolektive dhe luftarake. Ai punoi me çdonjërin veç e veç dhe për t’i bashkuar në një ekip unik të suksesshëm në përbërjen e të cilit ishin, Panajot Pano, Sabah Bizi, Perekli Dhales, Mihal Gjika e Rramazan Rragami, Medin Zhega e Iliaz Çeço  shkruan gazeta “Sporti Popullor” e datës 6 prill 1971. Një ndihmesë të madhe për Loro Boriçin për të studiuar lojën e gjermanëve kishte dhënë edhe profesor Vasfi Samimi i cili përkthente materiale për futbollin gjerman. Ndeshja kundër skuadrës së Turqisë do të ishte një tjetër triunf në stadiumin Qemal Stafa e cila përfundoi me rezultatin 3-0 fitore për Shqipërinë. Loro Boriçi vendosi në fushë këta lojtarë: Muhedini, Berisha, Cani, Gjika, Ziu, Sejdini, Çeço, Bizi, Përnaska, Pano, Leshteni. Loro do t’i përgjigjej komentit të Skënder Begesë në një shkrim tek “Zëri Popullit”..Përmbi gjithçka ai thotë se “…tanët bënë një lojë kolektive e solide. Futbollistët kuptuan mirë njëri –tjetrin.  Ata luftuan me moton : të gjithë në mbrojtje, të gjithë në sulm dhe zbritën në fushë të bindur se do ta fitonin këtë ndeshje”.

Loro shquhej për përkrahjen e talenteve të reja dhe janë shumë emra futbollistësh që e kanë ndjerë dorën e trajnerit i cili i promovoi dhe pati besim tek ata, të tillë janë Sabah Bizi, Mihal Gjika, Jani Kaçi, Perlat Musta, Safet Berisha, Agim Murati, Kastriot Hysi, Ilir Lame etj. Kësisoj Loro Boriçi mbeti më i madhi midis të mëdhenjve. Nisur nga kujtimet e Sabah Bizit në ndeshjen e kthimit në R.FGjermane dhe pikërisht në dhomën e zhveshjes së lojtarëve të Kombëtares sonë, u lexua telegram i dërguar nga Petrit Dume, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, ku thuhej me sloganet e kohës: “..Ju duhet ta fitoni patjetër këtë luftë të rëndësishme politike në futboll, pasi ne kemi luftuar heroikisht një kundër njëqindëve dhe arritëm të mposhtim okupatorin nazifashist gjerman. Kurse ju jeni me forca të barabarta në fushë, njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetëve dhe kjo bën të besosh tek fitorja jonë”. Në jetën jashtë fushave sportive ai shoqërohej me Zini Gjinalin, Myslym Allën, Skënder Jarecin, dhe Zyber Konçin, Refik Resmen, Anton Mazrekun, Ismet Bellovën, Andon Kona, sepse në ato kohë miqësia me trajnerët e skuadrave kundërshtare nuk shihej me sy të keq, bashkëkohësit e atyre viteve i mbajnë mend vendet që frenkuentonin këta kollos të sportit shqiptar, ata endeshin diku tek ish kafe “Odesa” dhe tek kafet përreth ish hotel ”Donikës’dhe i kishin të sigurta vendet për të ndjekur shfaqet e spektaklet e “Estradës së Tiranës” fal respektit që gëzonin, po ashtu ata ndiqnin me kalendar edhe koncertet operistike në “Teatrin e Operas dhe Baletit” dhe në “Teatritn Popullor” pasi kishte një lidhje të jashtëzakonshme miqësore mes sportistëve dhe artistëve, vlenë të kujtohet tifozi i zjartë i ekipit të17 Nëntorit regjizori i mirnjohur Kujtim Spahivogli, apo këngëtarët Avni Mula e Hysni Zela, Skënder Sallaku, Ahmet Pasha, Roland Trebicka, Fadil Kujovska, Fadil Kraja, vëllezrit Mark e Luigj Gurakuqi.Loro kudo që luajti me “Vllazninë” me të cilën fitoi dy kampionate si futbollist, apo me “Partizanin” dhe “Spartakun”dhe me “Përfaqësuesen e Tiranës” dhe Kombëtaren e Shqipërisë ka shkruar historinë e futbollit shqiptar me gërma të arta. Ai ishte anëtar i Kryesisë së FSHF-së, Këshilli i Përgjithshëm i BFSSH-së (organe ku ishte zgjedhur Loro) , ILKF ”Vojo Kushi”, ekipet tona kombëtare për të rinj dhe “Shpresa” e të riturve dhe “Partizanin”, ‘Teuta” e “Flamurtari”, ishin fidanishtet ku ai mbolli farën e talenteve të ardhshëm të futbollit shqiptar me shumë kompetencë dhe aftësi me cilësi të rralla, prej mjeshtri të madh e të talentuar. Loro Boriçi këto aftësi i përçoi edhe në Kinën e largët, për një periudhë pesë vjeçare. Ai kur u kthye në atdhe i dorëzoi shtetit vlera monetare nga rroga e tij e lartë që merrte në shtetin kinez.

***

Ata që e kanë njohur profesorin e kujtojnë se ai shpenzonte para për të blerë deri dhe uniformat e ekipit, krahas topave dhe këpucëve sportive. Loro Boriçin për mirnjohje i kanë përjetësuar emrin në stadiumin e Shkodrës në vendlindjen e tij, si edhe të shkollës së mesme të futbollit. Po kështu i janë akorduar tituj e medalje të larta sportivë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Trajner Kombëtar”, urdhra e medalje të shumta të cilat pasqyrojnë punën dhe veprën e tij në shërbim të atdheut dhe të sportit e futbollit shqiptar.”Urdhri Naim Frashëri Medalje e Artë”, “Urdhër Mjeshtri i Madh i Punës”. I është akorduar titulli “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës zoti Bujar Nishani. Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, (Loro lindi më 22 gusht të vitit 1922) , ndaj edhe këtë shkrim ia kushtoj këtij përvjetori e në kujtim të profesorëve të mi që më rritën me emrin e Loros, të paharueshmëve Kolec Kraja, dhe Ali Mema e Andon Kona një tjetër model i Loros në lojrat me dorë.  Në ditët kur po lëngonte nga sëmundja e rëndë dhe ndodhej në një klinikë onkologjike në Romë, kujton mjeshtri i mikrofonit Bellova: ndodhesha me ekipin kombëtar “Shpresa” në fillim të pranverës 1984 dhe teksa po bisedonim me komentatorin e mirnjohur e popullor të RAI-t, i madhi Sandro Çoti, na pat folur me adhurim të jashtëzakonshëm për Loro Boriçin, duke e çmuar së tepërmi, bashkë me Lushtën, e Kryeziun, si një treshe futbollistësh të talentuar. Duke përfituar nga rasti, komentatori na shfaqi keqardhjen e madhe. Dilemë mbetet ardhja e arkivolit me një kryq të madh të cilin regjimi i kohës e pranoi. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit ishte nga më madhështoret dhe bota e futbollit shqiptar ishte në zi e numri i kurorave dhe i buqetave me lule e mbuloi arkivolin me flamurin kombëtar. Iku në eter  për të hyrë në panteonin e kombit shqiptar, legjenda, një yll i pashuar i sportit shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu