“Lorik Cana si Dwamena”, gazetari: E mbajti të fshehtë, me ilaçe zemre edhe sot

0
Gjigandi

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit.

I ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha; mjekime për zemrën edhe sot.

“Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamenën gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë. Dwamena ishte shumë koshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte.

Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregonte një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

RonaTyra

Nuk ja tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

Dwamena në vetvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Nuk duhet të merremi. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”, tha Bregu.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu