Djali i Robert Aliaj, Kristi, është ndër konkurrentët e reality shoë, Big Brother Vip, por duket se Roberti nuk është i kënaqur me ccka po ndodh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Aliaj deklaroi se Big Brother është një format televiziv që u drejtohet turmave. Ai “këshilloi” djalin e tij, Kristin, që gjendet brenda shtëpisë së Big Brother, të dalë prej aty, sepse në atë vend mund të qëndrosh vetëm si “lopë që nuk bën asgjë”.
“Unë do ti thoja dil (nga Big Brother). Sigurisht duhet të dalë. Jo sepse ai ka vështirësi, por nuk është në habitatin e vet dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat. Sa të përshtatet do ta ketë të vështirë, që të përqafohet me të mosbërit asgjë. Aty duhet të rrish si lopë, si lopët e qumështit”, deklaroi Aliaj.
“Të gjithë këto tele-realitete në Shqipëri, por edhe këtej, janë tipike që korrespondojnë me psikologjinë e turmës. Nuk është çudi që turma e ka më të rëndësishme se bukën. Edhe ti lësh pa bukë, nuk dalin me pankarta. Është brenda logjikës së mbijetesës së njerezve të varfër edhe mendërisht. Është ushqimi i këtyre kategorive sociale. Turmat janë shumë të rëndësishme në të gjithë shoqëritë. Kanë rëndësi ekstreme politike dhe shoqërore.
Turmat të mbysin sepse nuk kanë logjikë. Janë toksike dhe me pasoja serioze dhe negative. Nxisin intolerancë, diskriminim, trazira sociale.
Këto turmat e këtyre tele-realiteteve janë më të çmendura.
Kur jetojmë në vende që kanë probleme ekonomike dhe njerëzit nuk e sigurojnë kollaj mbijetesën, këta njerëz kanë tendenca të shqyejnë dhe të kenë përqasje dhune, rebelimi, për mbijeteën e tyre. Ndërsa aty nuk duan as bukë, asgjë, janë si minj, ku di unë.
Kam bërë një artikull ku flisja për psikologjinë e turmave, me sindromën e mizës së kalit.
Miza e kalit shkon vetëm në një vend. Kështu më duken, me këtë cilësi, që nuk kanë më shumë se kaq si mision. Edhe miza e kalit shkon aty se ka ushqim, e ka logjikën.
Këta njerëz cfarë kërkojnë, as bukë, as mirëqenie, as standarte, ku di unë…
Kristi është njeri shumë solid dhe i sinqertë, person jo konflikual, person paqësor, kurrë nuk ofendon dhe nuk e ngre zërin.
Unë nuk e këshilloj. Edhe kur më tha që kam qejf, i thashë nuk janë vende ku shkoj unë dhe nuk e shoh të arsyeshëm, por ti bëj çfarë të duash. Ai ka qëllimet e veta. Është sfidues, direkt, ka cilësi që besoj se kemi një lloj ngjashmërie.
Nuk është shumë njeri i televizionit, më ka habitur kur mori vendimin për tu futur te kjo Love Story. I thashë çfarë kërkon ti aty? Ishte qesharake fare.
Unë do ti thoja dil (nga Big Brother). Sigurisht duhet të dalë. Jo sepse ai ka vështirësi, por nuk është në habitatin e vet dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat. Sa të përshtatet do ta ketë të vështirë, që të përqafohet me të mosbërit asgjë. Aty duhet të rrish si lopë, si lopët e qumështit”, deklaroi Aliaj