Lista zyrtare e MAS, këto janë kopshtet private të licencuara në të gjithë vendin

0
Gjigandi

Dhuna e ushtruar ndaj një 3-vjeçareje në një nga kopshtet private të Tiranës pak ditë më parë ka vënë në alarm prindërit në lidhje me sigurinë në kopshtet ku çojnë fëmijët e tyre.

A janë të licencuara, a kanë një staf të trajnuar për të qenë edukatorë, dhe sa të sigurta janë ambientet e tyre?

Kontrollet tregojnë se ka ende kopshte që ushtrojnë aktivitet në mungesë të licencës, situatë kjo që mbetet më shqetësuese në rrethe, ku kontrollet rezultojnë të jenë edhe më të pakta.

Në ndihmë të prindërve, MAS ka detajuar listën zyrtare të kopshteve private që janë të licencuara për të ushtruar këtë aktivitet në të gjithë vendin, ndërkohë që ka konfirmuar nisjen e kontrolleve intensive në çdo qark, për të zbuluar dhe ndëshkuar të gjitha abuzimet që mund të bëhen ndaj të miturve në këto struktura.

“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte jopublike dhe 67 prej tyre ushtrojnë veprimtari në përputhje me ligjin. 8 kopshte rezultojnë të mos kenë aplikuar për licensimin përkatës dhe dy prej tyre i është refuzuar licensimi”, ka deklaruar ditën e sotme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli.  \DITA\

RonaTyra

KOPSHTE-PRIVATE-ME-LICENCE.pdf

 

 

P.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu